e-Procurement
 
Mirësevini - Hyr
 Telefon: 
04 277 508 
04 277 522
 Njoftime 
 Kontratat 
 Informacione 
 Qeveria 
 Të tjera 

About SSL Certificates
 
Edit

Mirësevini në Sistemin e Prokurimit Elektronik
të Agjencisë së Prokurimit Publik

Platforma e prokurimit elektronik është një aplikim i bazuar në rrjet, që mbështet automatizimin e aktiviteteve të tenderimit të Ministrive të ndryshme të Linjës të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Autoriteteve Kontraktore.

Ky sistem mundëson transaksione të sigurta ndërmjet institucioneve publike shqiptare dhe komunitetit kombëtar e ndërkombëtar të biznesit. 
Sistemi ofron përgatitje dhe administrim të sigurt, efikas e transparent të të gjithë dokumentave që lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesit.


 
 
Edit
 
 Lajme [1] 
 
Agjencia e Prokurimit Publik njofton të gjithë autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomike se, Sistemi i Prokurimit Elektronik do të jetë i bllokuar nga ora 20.00 datën 26.06.2009 deri në orën 12.00 datën 27.06.2009 me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e funksionaliteteve.
 
 Lajme [2] 
 

Agjencia e Prokurimit Publik njofton të gjithë autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomike se, Sistemi i Prokurimit Elektronik është i bllokuar për arsye të instalimit të serverave të rinj, me qëllim rritjen e kapaciteteve të sistemit.

Të gjitha procedurat e prokurimit, që janë shpalluar për t’u zhvilluar sot, me datë 10.06.2009 do të shtyhen nga App-ja me date 11.06.2009, për të krijuar mundësinë e zhvillimit pa problem të procedurave
 
 
 Lajme [3] 
 
Raporti vjetor nga 1 Janar 2008 deri në 31 Dhjetor 2008. Ky raport pasqyron punën e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe funksionimin e sistemit të prokurimit publik.

Më shumë…
 
 Autoritetet Kontraktore 
 

Platforma e Prokurimit Elektronik ofron një mjedis bashkëpunues për organizimin e aktiviteteve që lidhen me tenderimin. Ajo mbështet manaxhimin e hapësirës që i dedikohet tenderit, ruajtjen e sigurt, hapjen dhe vlerësimin e automatizuar të ofertave, si dhe krijimin e raporteve rregullatorë.

 

 
 Operatorët Ekonomikë 
 

Platforma e Prokurimit Elektronik është një pikë aksesi për mundësi biznesi për të gjitha Ministritë e Linjës dhe Autoritetet Kontraktore. Operatorët Ekonomikë mund të përdorin shërbimet e ofruara për të lokalizuar garat e prokurimit dhe për të marrë pjesë në to në një formë tërësisht elektronike.

 

Sistemi i Prokurimit Elektronik - Udhëzues Përdorimi Për Operatorët Ekonomik 
Udhëzim “PER OPERATORET EKONOMIKE” Date 19.02.2009
Udhëzim për Operatorët Ekonomik që  Përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik
ManuaI Përdorimi për Operatorët Ekonomikë
 
 
Adresa: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Këshilli i Ministrave, Tel. & Fax. 23 04 34, Tel. 23 26 52, Email: infoapp@app.gov.al