Njoftim  Nr. 13705 Prot., datë 09.11.2017

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”),  me qëllim mbledhjen, analizimin dhe vlerësimin të dhënave që përpunohen në Sistemin Elektronik të Prokurimeve Publike në përgjithësi, si dhe marrjen e masave për rritjen e eficences së këtij sistemi është duke krijuar rregjistrin e Autoriteteve Kontraktore që zbatojnë legjislacionin e prokurimeve publike në Republikën e Shqipërisë. Në funksion të këtij qëllimi, ju kërkojmë të plotësohet pasqyra sipas formatit të cilin e gjeni në formë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, www.app.gov.al, Linku “Legjislacioni” – “Prokurimi Publik” – “Njoftime 2017”. 

Përsa më sipër, pasqyra sipas formatit  të sipërpërmendur duhet të dërgohet në APP, brenda datës 25.11.2017, në formë të shkruar dhe elektronike (CD).  

Model Formulari per te Dhenat e Ministrive 09.11.2017

Model Formulari per te dhenat e Bashkive 09.11.2017

Njoftim NR. 13705 Prot., date 09.11.2017


Rekomandim Nr. 13566 Prot.,datë 06.11.2017


Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim “APP”), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13 pika 2/d të Ligjit Nr. 9643,datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar

Rekomandim Nr.13566 Prot., datë 06.11.2017

Njoftim Nr. 13565 Prot., datë 06.11.2014

Duke marrë shkas nga ankesat e shumta që kohët e fundit janë paraqitur pranë Agjencisë së Prokurimit (në vijim "APP") nga operatorët ekonomikë, të cilët kanë konstatuar se në procedurat e prokurimit me objekt supervizim dhe kolaudim objektesh, autoritet kontraktore vazhdojnë të mos respektojnë Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 354, datë 11.05.2016 "Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori,projektim,mbikqyerje dhe kolaudim"

NJoftim Nr. 13565 Prot date 06.11.2017

Njoftim Nr. 13437/1 Prot datë 1.11.2017

Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmëndje të autoriteteve kontraktore se, në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për Prokurimin Publik", të ndryshuar si dhe të nenit 83, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014 "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", i ndryshuar, ka miratuar Udhëzimin Nr. 10, datë 01.11.2017 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 6 datë 27.01.2015 "Për përdorimin e marrëveshjes kuadër", i ndryshuar.

Njoftim Nr. 13437/1 Prot datë 1.11.2017

Udhëzim Nr. 10, datë 1.11.2017 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 6 datë 27.01.2015 "Për përdorimin e marrëveshjes kuadër", i ndryshuar.


Njoftim Nr. 13362 datë 31.10.2017

Ky njoftim ka si qëllim të orientojë njësitë e qeverisjes qëndrore dhe institucionet në varësi të tyre, të cilat në kuadër të ristrukturimit të Administratës Publike janë bashkuar apo shkrirë, sa i takon veprimeve që këto të fundit duhet të kryejnë në Sistemin e Prokurimit Elektronik, duke qenë se kanë luajtur rolin e autoritetit kontraktor, në kuptim të ligjit nr. 9643/2016 “Për Prokurimin Publik”. 

Më shumë


Njoftim Nr. 13009/1 Prot datë 16.10.2017

Në vijim të njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik me Nr. 9853 Prot., datë 06.07.2017, drejtuar të gjithë autoriteteve kontraktore, ju vemë në dijeni se Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 482, datë 05.07.2017 “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të prokurimit për vitin 2017” është shfuqizuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 580, datë 13.10.2017 “Për shfuqizimin e Vendimit Nr. 482, datë 5.7.2017, të Këshillit të Ministrave “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të prokurimit për vitin 2017”.

Njoftim Nr. 13009.1 Prot., date 16.10.2017


Njoftim Nr. 12125 Prot., datë 18.09.2017

Duke marrë shkas nga ndryshimet e fundit të bëra në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim "SPE"), Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), njofton autoritetet kontratore se ka bërë një ndryshim në formularin Nr.3 "Ftesa për Ofertë" të Udhëzimit të APP Nr.3, datë 27.01.2015 "Procedurën e Prokurimit me Vlerë të Vogël" të ndryshuar.

Njoftim Nr.12125 Prot.,date 18.09.2017

Udhëzim Nr.09, datë 18.09.2017 "Për një ndryshim në Udhëzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik Nr.3, datë 27.01.2015 "Proceduren e Prokurimit me Vlerë të Vogël", të ndryshuar"


Njoftim Nr. 11594 Prot. datë 04.09.2017

 

Agjencia e Prokurimit Publik, për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve kontraktore të cilët përdorin sistemin e prokurimit elektronik, njofton se ka punuar në drejtim të përmirësimit të disa funksionaliteteve të tij, konkretisht,

  1. është shtuar si funksionalitet në sistemin e prokurimit elektronik butoni “Fillo Ri-vlerësimin”;
  2. është punuar në drejtim të standartizimit në sistemin e prokurimit elektronik të procesit të anullimit;
  3. është shtuar butoni “Kërkesë e Re” tek skedari “Vlerësuar” për anëtarët e komisionit të prokurimit me vlerë të vogël, si dhe për anëtarët e KVO.

Njoftim Nr.11594 Prot., date 04.09.2017

Udhëzim Nr. 08, datë 13.09.2017 “Për disa shtesa në Udhëzimin Nr. 4, datë 09.05.2017 “Për veprimet e Njësisë së Prokurimit në Sistemin e Prokurimit Elektronik”

Udhëzim Nr. 07, datë 13.09.2017 “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 3, datë 09.05.2017 “Për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave në Sistemin e Prokurimit Elektronik”

Udhëzim Nr. 06 datë 13.09.2007 “Për disa shtesa dhe një ndryshim në Udhëzimin Nr. 1, datë 14.04.2017 “Për zhvillimin e procedurave të prokurimit me vlerë të vogël në Sistemin e Prokurimit Elektronik”


Njoftim Nr. 5585 Prot datë 25.07.2017

Rekomandim mbi menyren e percaktimit  te tarifave minimale te specifikuara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave  Nr. 354, datë 11.05.2016 "Për miratimin e manualit të tarifave per sherbime ne planifikim territori, projektim, mbikeqyerje dhe kolaudim"

Më Shumë


Njoftim

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në kuadër të zhvillimit të politikave rinore, shpall hapjen e thirjes për aplikim për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.

Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/


Njoftim Nr. 9853 Prot datë 06.07.2017

Agjencia e Prokurimit Publik njofton njësitë e qeverisjes qëndore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre se për prokurimin e fondeve në dispozicion të tyre, duhet të referohen dhe të zbatojnë parashikimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 482, datë 05.07.2017 "Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të prokurimit për vitin 2017"

Më Shumë

VENDIM I KESHILLIT TE MINISTRAVE NR. 482 DATE 05.07.2017


Njoftim Nr. 9845/1 Prot datë 05.07.2017

Agjencia e Prokurimit Publik, njofton të gjithë autoritetet kontraktore se Udhë zimi Nr. 12, datë 22.05.2017, "Për krijimin e llogarive të përdoruesve nga administratori i sistemit" është shfuqizuar me Udhëzimin Nr. 5, datë 05.07.2017

 

Më Shumë


Vendimi Nr. 1, datë 22.01.2015 “PËR MIRATIMIN E NJË NDRYSHIMI NË DOKUMENTAT STANDARTE TË TENDERIT PËR FURNIZIMIN E MALLRAVE,SHËRBIMEVE DHE KRYERJEN E PUNËVE PUBLIKE”

Vendim Nr.1 date 03.05.2017


Njoftim Nr. 6518 Prot., datë 28.04.2017

Agjencia e Prokurimit Publik në vijim të procesit të ri-inxhinierimit dhe përmirësimit të funksionaliteteve dhe shërbimeve të Sistemit Prokurimit Elektronik (në vijim SPE), njofton të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo subjekt tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor sistemin e prokurimit elektronik, se:

SPE do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 28.04.2017, ora 10.15 deri në datën 30.04.2017, ora 10.00.

Të gjitha procedurat e prokurimit që ishin për tu zhvilluar në datë 28.04.2017 pas orës 10:00, si dhe në datë 29.04.2017, 30.04.2017, 01.05.2017, do të shtyhen automatikisht për në datën 02.05.2017, në të njëjtën orë.

Me shume


Njoftim Nr. 5250 Prot., datë 31.03.2017

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në kuadër të masave për rritjen e sigurisë së bazave të të dhënave në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”), sjell në vëmendje të Operatorët Ekonomikë sa më poshtë vijon:

Më shumë


Njoftim Nr. 5249 date 31.03.2017

Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore se, në kuadër të ndryshimeve dhe përmirësimeve të bëra në Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”) është shtuar funksionaliteti i krijimit të Regjistrit të Parashikimeve dhe Realizimeve të Prokurimit Publik.

Më shumë


Njoftim Nr. 5100 Prot., datë 29.03.2017

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) është në përfundim të procesit të implementimit të projektit për ri-inxhinierimin dhe shtimin e disa funksionaliteteve/shërbimeve në SPE, mbështetur nga një teknologji dhe infrastrukturë e re.

APP po ju vë në dijeni se për shkak të punimeve për vendosjen në funksion të SPE me ndryshimet e reja, sistemi do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 31.03.2017, ora 15.00 deri në datën 02.04.2017, ora 24.00.

Të gjitha procedurat e prokurimit që kanë si datë të zhvillimit të tenderit datat 01.04.2017, 02.04.2017 dhe 03.04.2017 do të shtyhen automatikisht për në datën 04.04.2017, në të njëjtën orë.

Sa më sipër, APP ju sugjeron të merrni masat paraprake të nevojshme për ecurinë e punës tuaj në sistem para datës 31.03.2017, ora 15.00.

Për çdo paqartësi dhe informacion shtesë ju lutemi të kontaktoni në adresën elektronike: info.app@app.gov.al

Më shumë


Njoftim Nr. 4234 date 09.03.2017

Njoftohen te gjithe Autoritetet Kontraktore , Operatoret Ekonomike, Audituesit si dhe cdo subjekt tjeter qe ne permbushje te detyres se tij perdor Sistemin e Prokurimit Publik (ne vijim "SPE") se:

Agjencia e Prokurimit Publik (ne vijim "APP") eshte ne perfundim te implementimit te projektit per ri-inxhinierimin dhe shtimin e disa funksionaliteteve, sherbimeve ne SPE, mbeshtetutr nga nje teknologji dhe infrastrukture e re. Per rrjedhoje, SPE ka pesuar disa ndryshime.

Më shumë...


Njoftim Nr. 4234 Prot., datë 09.03.2017


Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo subjekt tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik (në vijim “SPE”), se:

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) është në përfundim të implementimit të projektit për ri-inxhinierimin dhe shtimin e disa funksionaliteteve/shërbimeve në SPE, mbështetur nga një teknologji dhe infrastrukturë e re. Për rrjedhoje, SPE ka pësuar disa ndryshime.

Në këtë kuadër, para vendosjes në funksion të SPE me ndryshimet e reja, APP vë në dispozicion të të gjithë subjekteve të interesuara videot shpjeguese për t’u njohur paraprakisht me këto ndryshime, të cilar prekin vecanërisht procesin e punës për rolin e anëtarit të njësisë së prokurimit, anëtarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe rolin e operatorit ekonomik.

Më poshtë gjeni linkun e video:

https://www.youtube.com/watch?v=9vj1vj8ISYw&list=UUsl4OyBVDwah3fSKKf0YorA

Më shumë



Njoftim Nr. 2511/1 Prot., datë 07.02.2017
Duke marrë shkas problematikat që autoritet kontrakote dhe operatorët ekonomikë kanë ngritur mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës së prokurimit për shërbim provat të ruajtjes fizike, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") dhe Komisioni i Prokurimit Publik (në vijim "KPP"), ka rishikuar rekomandimin e përbashkët të datës 01.04.2015, me objekt "Mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës së prokurimit për shërbimin privat të ruajtjes fizike".

Më shumë

Rekomandim mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës së prokurimit për shërbimin privat të ruajtjes fizike



Njoftim Nr. 2124 Prot., datë 31.01.2017
Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim "APP") sjell në vëmendje të Autoriteteve Kontraktore që, në zbatim të dispozitave ligjore të prokurimit publik, çdo procedurë prokurimi e krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik (këtu e në vijim "SPE") gjatë vitit 2016, të cilat nuk janë në proces, duhet të përfundohet në SPE me Arkivimin ose Anullimine saj. 

Më shumë


Njoftim Nr. 2123 Prot., datë 31.01.2017

Agjencia e Prokurimit Publik (këtu e në vijim "APP"), në mbështetje të nenit 13, pika 2, gërma "d", të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, "Për prokurimin publik", të ndryshuar (këtu e në vijim "LPP") sjell në vëmendje të të gjithë autoriteteve kontraktore (këtu e në vijim "AK") që në rastin e prokurimit

Më shumë


Njoftim Nr. 1285 Prot., datë 20.01.2017

Njoftohen të gjithë Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tij përdor Sistemin e Prokurimit Elektronik, se:

Për shkak të punimeve për arkivimin e procedurave elektronike të prokurimit publik si dhe me qëllim mirëmbajtjen e tij, Sistemi i Prokurimit Elektronik do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 20.01.2017, ora 15.00 deri në datën 22.01.2017, ora 10.00

Më shumë


Njoftim Nr. 347 Prot., datë 10.01.2017
Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomik se Vendim Nr. 914, datë 29.12.2014 i Këshillit të Ministrave për "Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", ka ndryshuar me Vendim Nr. 893 datë 21.12.2016

Më shumë