Për të patur një ofertim të sukseshëm në Sistemin e Prokurimit Elektronik, ju sugjerojmë që:

 

Adresa e web-it të APP duhet të jetë e shënuar saktë dhe e plotë pra duhet te jete https://www.app.gov.al/


Për të patur mundësinë e aksesit në sistem dhe funksionalitete të plota, duhet të përdorin vetëm "Internet Explorer". Në menunë  "Tools" duhet të klikoni "Compatibility View Settings", dhe në dritaren që do të shfaqet klikoni  "Add this website" dhe opsionin e fundit  "Display all websites in compatibility view".


Aktivizoni në kompjuterin ku punoni, versionin me të fundit të Adobe Flash Player.


Të keni një shërbim interneti të mirë, që t'ju jepet mundësia që të mos keni probleme gjatë procesit të ngarkimit të dokumentacionit në sistemin e prokurimin elektronik. Pra të jetë një lidhje e qëndrueshme, të mos ketë shkëputje të cilat mund t'ju nxjerrin probleme gjatë ngarkimit.