NJOFTIM Nr. 2339  Prot. date  27.03.2020                                                                          

Në vijim të Njoftimit Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”) mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, APP sqaron si më poshtë vijon:

Autoritetet kontraktore mund të pezullojnë apo shtyjnë afatin e pritjes së ofertave për procedurat e prokurimit që kanë shpallur, nëse për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë, vlerësojnë se janë në pamundësi të vijimit normal të punës, ndërkohë nuk ka pengesë për asnjë autoritet kontraktor që të shpallë apo zhvillojë procedura prokurimi, për sa kohë vlerësohet e nevojshme dhe e mundur.

Në kuptim të sa më sipër, në rast se, autoritetet kontraktore vlerësojnë se janë në kushtet të vijojnë me shpalljen e njoftimeve të reja për procedurat e prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik, apo me hapjen dhe shqyrtimin ofertave të paraqitura, për procedurat në proces, të vijojnë me punën në sistemin e prokurimit elektronik.

Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al.

Duke ju falënderuar,

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Reida Kashta


SQARIM

 

Në vijim të Njoftimit Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, dhe nisur nga kërkesat për sqarim, apo pyetjeve të adresuara, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, APP sqaron si më poshtë vijon:

Njoftimi i sipërpërmndur i APP-së, u jep mundësi autoriteteve kontraktore të pezullojnë apo shtyjnë procedurat e prokurimit, pasi për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë, vlerësojnë se janë në pamundësi të vijimit normal të punës, por nuk ndalon asnjë autoritet kontraktor që të shpallë apo zhvillojë procedura prokurimi, për sa kohë vlerësohet e nevojshme dhe e mundur.

Në kuptim të sa më sipër, në rast se, autoritetet kontraktore vlerësojnë se janë në kushtet të vijojnë me shpalljen e njoftimeve të reja për procedurat e prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik, apo me hapjen dhe shqyrtimin ofertave të paraqitura, për procedurat në proces, të vijojnë me punën në sistemin e prokurimit elektronik.

Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit info.app@app.gov.al.

 

Duke ju falënderuar,

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Reida Kashta


NJOFTIM Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020

Në kuadër të planit të masave të ndërmarra për parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19, marrë shkas edhe nga situata në të cilën ndodhet vendi ynë, Agjencia e Prokurimit Publik në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, njofton të gjithë autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, si më poshtë vijon:

  1. Autoritetet kontraktore të pezullojnë shpalljen e procedurave të reja prokurimi, për një afat 15 ditor, duke filluar nga dita e sotme, datë 12.03.2020.
  2. Për procedurat e prokurimit që janë në proces, pra ato që janë të shpallura nga autoritetet kontraktore apo janë në proces vlerësimi, të shtyhen si afati i dorëzimit të ofertave ashtu dhe afati i vlerësimit të tyre me 15 ditë, duke nisur nga dita e sotme, datë 12.03.2020.
  3. Autoritetet kontraktore të pezullojnë zbatimin e kontratave të nënshkruara për mallra, punë, shërbime, për një afat 15 ditor, duke nisur nga dita e sotme, datë 12.03.2020.

Bëjnë përjashtim nga zbatimi i këtij Njoftimi procedurat e prokurimit që vlerësohen si emergjente apo të domosdoshme nga autoritetet kontraktore, si dhe zbatimi i kontratave që vlerësohen të domosdoshme për shkak të objektit të tyre, të cilat mund të vijojnë normalisht, për sa është e mundur.

Gjithashtu, në rast se autoritetet kontraktor vlerësojnë se, procedurat e prokurimit të shpallura janë të domosdoshme për të mbuluar nevojat e tyre në situatën e krijuar, atëherë mund të vazhdojnë, për sa është e mundur hapjen dhe vlerësimin e ofertave, pa qenë e nevojshme të shtyjnë afatin, sipas parashikimeve të pikës 2 të këtij Njoftimi.

 

Duke ju falënderuar,

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Reida Kashta

Njoftim Nr. 2245 Prot., date 12.03.2020


Komisioni i Prokurimit Publik

Urdhër Nr. 302 Prot., datë 11.03.2020

“Për miratimin e masave organizative për ofrimin e shërbimeve, në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID – 19”

Urdher Nr. 302 Prot., date 11.03.2020


VENDIM NR. 199, DATE 04.03.2020 PER MIRATIMIN E DOKUMENTEVE STANDARTE TE PROCEDURES SE PROKURIMIT, TE KRITEREVE TE VLERESIMIT TE OFERTES FITUESE, KUSHTEVE TE MARREVESHJES KUADER DHE TE KONTRATES PER PROCESIN E RINDERTIMIT

Vendim Nr. 199, date 04.03.2020

PROCEDURE_PERSHPEJTUAR - Shpallje_Pune

PROCEDURE_PERSHPEJTUAR_ Shpallje_ Sherbimet

PROCEDURE_PERSHPEJTUAR_ Shpallje_Mallrat


Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara 

Lënda: Njoftim

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar

Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik

Njoftim per AK nga ABP


Njoftim Nr. 8297/3 Prot., datë 23.01.2020

Në mbështetje të neneve 13, pika 2/g, dhe 65 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe në ushtrim të detyrave që ky ligj i ngarkon, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka përfunduar verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë vitit 2019.

Njoftim Nr. 8297.3 date 23.01.2019


NJOFTIM

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

 Sikurse jeni në dijeni, në nenin 4, pika 1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, parashikohet që:

Njoftim Nr. 681 Prot., date 17.01.2020


Njoftim Nr. 560 Prot., datë 15.01.2020

Në vijim të njoftimit Nr. 9928 Prot., datë 24.12.2019, risjellim në vëmendje se, projektligji i ri për prokurimin publik është aktualisht në fazën e konsultimit publik.

Njoftim Nr. 560 Prot., date 15.01.2020


Njoftim Nr. 272 Prot., date 10.01.2020

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Nisur nga fakti se, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 871 datë 30.12.2019, data 3 Janar 2020 është caktuar ditë pushimi,

Njoftim Nr. 272 Prot. date 10.01.2020