PROGRAMI I TRANSPARENCËS

SË AGJENCISË SË PROKURIMIT PUBLIK


I.
Në përputhje me nenin 7 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë e Prokurimit Publik.

 

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmesë së cilës autoriteti publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit trasparencën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP do të përditësojë herë pas here Programin e Trasparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

 

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë trasparent veprimtarinë e punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.app.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i trasparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

 

Në përmbajtje të programit të trasparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

 

Dokumenti i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë dhe përmbajtje. Faqja zyrtare e AP-së është e ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruatjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

 

Parimet kryesore në të cilën mbështetet Programi i Trasparencës së AP-së janë:

 

1. “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

 

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave. AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

 

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarin e AP-së dhe përkatësisht ligji Nr. 9643 date 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, ligjin Nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar, dhe ligjin Nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik” i ndryshuar.

 

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme.

 

5. Organi mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave personale (këtej e tutje KDIMDP).

 

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhët sipas së njëjtës procedurë , përmesë së cilës është bërë miratimi i tij.

 

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

 

- I plotë;

- I saktë;

- I përditësuar;

- I thjeshtë në konsultim;

- I kuptueshëm;

- Lehtësisht i aksesueshëm;

- I pajtueshëm me dokumentet origjinal në posedim të autoritetit publik.


 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

Informacioni i lejuar për publikun është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

 

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Agjencia e Prokurimit Publik vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.app.gov.al dhe në mjediset te tij të pritjes informacionet si më poshtë:

 

- Strukturën organizative të autoritetit publik;

 

- Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve të akteve nënligjore, të kodeve të sjelles, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokumenti tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

 

 

- Informacion që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

 

- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

 

 

- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe përshkrim të procedurave të përzgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

 

- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

 

 

- Të dhëna për buxhetin dhe planin e zhpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifa e licencave ose e çdo forme tjetër e financimit të drejtëpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

 

- Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkuruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit Nr. 9634, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe ligjit Nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallërave të kontraktuara, informacion për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

 

- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standartet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për ti përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

 

- Çdo mekanizëm dhe procedurë tjetër për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik e autoriteti publik, procedura përmesë së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimin e tyre apo të ndikojnë në autoritetin publik, procedura përmesë së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimin e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo lloj mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

 

- AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes së tij zyrtare në internet, të plotësuar me informacion që kërkohet në programin e miratuar të transparencës si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

 

- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejt për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë që ai dryshon.

IV. TABELA PËRBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË AGJENCISË SË PROKURIMIT PUBLIK

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza Ligjore

Dokumenti/përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrimi I strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik

Neni 7/1/a/d

1. Urdhër miratimi 2. Skema 3. Organika e institucionit 4. Rregullore e Brendshme e Institucionit

1. Me firmosjen e Kryeministrit 2. Me miratimin e ndryshimit të strukturës. 3. Me çdo ndryshim akti emërimi

Në faqen zyrtare në menunë "Rreth nesh"

Sektori I Integrimit, Burimeve Njerëzore dhe Financës

Aktet kombëtare; ligje; akte nënligjore; dokument politikash; dokument tjetër

Neni 7/1/b

Direktiva Europiane 2004/18 Ligji Nr. 9643, datë 20.11.2015 Ligji 125/2013 " Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat". Ligji 9874 datë 14.02.2008 " Për ankandin publik".

 

Në faqen zyrtare në menunë "Legjislacioni"

Agjencia e Prokurimit Publik

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës

Neni 7/1/c/g

Shkrese zyrtare; Adresë postare ; e-mail në info.app@app.gov.al

 

Në faqen zyrtare në menunë “Të tjera”, në rubrikën “Programi i Transparencës” “Rregjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Koordinatori

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit

Neni 7/1/ç

Në web-in zyrtar

Me firmosjen e Urdhërit për "Kordinatorin Për Të Drejtën e Informimit"

Në faqen zyrtare në menunë “Të tjera”, në rubrikën “Programi i Transparencës” “Kordinatori"

Agjencia e Prokurimit Publik

Përshkrimi i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Ligji 152/2013 " Për nëpunësin civil" dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Me zhvillimin e procedurave për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil. Me firmosjen e aktit të emërimit.

Në faqen zyrtare në menunë "Rreth nesh"

Sektori i Integrimit, Burimeve Njerëzore dhe Financës

Mekanizmat monitorues; raporte auditi;dokumente tregues performace

Bneni 7/ 1/dh

Raporte monitorimi dhe Auditimi (KLSH)

Menjëherë pas protokollimit në institucion

Në faqen zyrtare në menunë “Rreth nesh” në rubrikën Analizavjetore” & “Raporte Vlerësimi” dhe në menunë "Legjislacioni", në rubrikën "Prokurimi Publik", në "Raporte dhe Monitorime"

Agjencia e Prokurimit Publik

Buxheti

Neni 7/1/e

1. Buxheti 2. Raporte

1.Menjëherë pas pubikimit të ligjit për buxhetin. 2. Çdo tre muaj

Në faqen zyrtare në menunë "Të tjera" në rubrikën "Monitorimi i Shpenzimeve”

Sektori I Integrimit, Burimeve Njerëzore dhe Financës

Informacion për procedurat e prokurimit

Neni 7/ 1/ ë

Rregjistrat e parshikimit dhe Realizimit.

Njoftime kontratës së shpallur

Njoftime fituesi

Njoftime të procedurave me vlerë të vogël.

Njoftime të kontratës së lidhur.

Menjëherë pas plotësimit dhe publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike

Në faqen zyrtare në rubrikën “Buletini i Njoftimeve Publike

“Njoftime fituesi” “Prokurimi me vlerë të vogël” “Njoftimi i lidhjes së kontratës” “Rregjistri i parashikimeve” “Rregjistri i realizimeve

Agjenica e Prokurimit Publik

Shërbimet e autoritetit për publikun

Neni 7/1/f

1. Buletini I Njoftimeve Publike 2. Regjitra parashikimesh 3. Regjistra realizimesh

1. Çdo ditë të hëne 2. Përditesohet periodikisht 3. Çdo 4 -muaj

Në webin- app.gov.al

Agjencia e Prokurimit Publik

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve,etj

Neni 7/ 1/ gj

p/aktet ligjore dhe nënligjore

Menjëhëre pas nënshkrimit të realicionit përkatës

Në faqen zyrtare në menunë"Legjislacioni" në rubrikën "Prokurimi Publik", konkretisht tek "Njoftime"

Sektor Juridike, Drejtoria Juridike dhe Monitorimit

Mbajtja e dokumentacionit nga AP

Neni 7/ 1/h

1. Libër protokolli 2. Tabelë

Menjëherë pas protokollimit dhe siglimit nga titullari

 

Nëpunësi i Protokoll/ Arshivës

Rregjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligji Nr. 119/ 2014

Neni 7/1/ i

Tabelë

Menjëherë pas mbërritjes në institucion dhe protokollimi në zyrën e protokollit

Në faqen zyrtare në menunë “Të tjera” në rubrikën " Programi ITransparencës”Rregjistri i kërkesave dhe përgjigjeve"

Kordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh

Neni 7/1/k

Buletini I Njoftimeve Publike

Pas çdo botimi

Në faqen zyrtare në rubrikën "Buletini i Njoftimeve Publike"

Sektori I Publikimit, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/ 1/ l

1.Materiale shpjeguese për Autoritetet Kontraktore dhe Operatorët Ekonomikë 2.Materiale trajnimi 3.Udhëzime 4. Njoftimeve për faqen zyrtare.

Pas publikimit në faqen zyrtare

Në faqen zyrtare në menunë "Të tjera" në rubrikën "Trajnime" dhe në menunë "Legjislacioni" , tek rubrika "Prokurimi Publik" konkretisht tek "Udhëzime" dhe "Njoftime"

Agjencia e Prokurimit Publik

 

 

 
V.
PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparencë të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut faqen e tij të internetit www.app.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”

 

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur programin e transparencës në punën e autoriteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bënë rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.