SJELLJE NË VËMENDJE

 Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

 

Me anë të këtij njoftimi, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), sjell në vemendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore se, referuar parashikimeve të nenit 23 të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, si dhe nenit 115 të VKM Nr. 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, ka hartuar Manualin Teknik “Për krijimin e Njoftimit Paraprak të Informacionit në Sistemin e Prokurimit Elektronik”.

Sjellje në vëmendje


SJELLJE NË VËMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve / Enteve Kontraktore

 

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”, sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore që, në zbatim të nenit 124, pika 1, të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik" (në vijim “LPP”), kanë detyrimin të ndjekin zbatimin e kontratës sipas kushteve në bazë të të cilave është nënshkruar, për të garantuar se ajo zbatohet në kohën, cilësinë dhe vlerën e përcaktuar, në përputhje me kushtet e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe me legjislacionin në fuqi.

Njoftim Nr.1682 Prot., date 15.02.2024


Njoftim Nr.110 prot., date 05.01.2024

SJELLJE NË VËMENDJE 

Drejtuar: Autoriteteve/enteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në kuadër të ushtrimit të detyrave të saj në bazë të nenit 23, gërma "ç" të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 "Për prokurimin publik", në funksion të mbarëvajtjes së Sistemit te Prokurimit Publik, jell ne vemendje te autoriteteve/enteve kontraktore, si me poshte vijon:

 

Njoftim Nr.110 prot., date 05.01.2024


Njoftim Nr.1681, date 23.02.2023

 

SJELLJE NË VËMENDJE 

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

              Operatorëve Ekonomikë

 

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në ushtrim të kompetencave të saj sipas parashikimeve të nenit 23, gërma "ç" të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", në kuadër të dhënies së këshillave dhe asistencës, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Njoftim Nr.1681 , date 23.02.2023


Njoftim Nr.1647 Prot., date 21.02.2023

SJELLJE NE VEMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve/ Enteve Kontraktore

 

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në kuadër të ushtrimit të detyrave të saj në bazë të nenit 23, gërma "ç" të Ligjit Nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik", për mbarëvajtjen e Sistemit të Prokurimit Publik, sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore, si më poshtë vijon:

Njoftim Nr.1647 Prot., date 21.02.2023


Njoftim Nr. 8377 Prot., date 05.12.2022

SJELLJE NE VEMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

 

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në ushtrim të kompetencave të saj, sipas parashikimeve të nenit 23, gërma "ç" të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik", në kuadër të dhënies së këshillave dhe asistencës, marrë shkas edhe nga problematikat e adresuara pranë saj, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Njoftim Nr. 8377 Prot., date 05.12.2022


Njoftim Nr. 8325 Prot., date 02.12.2022

SJELLIM NE VEMENDJE

Drejtuar: Autoriteteve/Enteve Kontraktore

 

Në zbatim të pikës 2 dhe 3, të nenit 125, të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 "Për prokurimin Publik" si dhe pikës 5 dhe 6, të nenit 107, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021, "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", i ndryshuar, autoritetet/entet kontraktore kanë detyrimin të raportojnë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për ecurinë e zbatimit të kontratës si dhe të dërgojnë formularin e raportimit përfundimtar për zbatimin e kontratës, brenda 30 ditëve nga përfundimi i saj.

Njoftim Nr. 8325 Prot., date 02.12.2022


Njoftim Nr. 4916/2 Prot., datë 14.07.2022

Drejtuar: Të gjithë Autoritetet Kontraktore

 

Në mbështetje të neneve 23/d, 129 dhe 130 të Ligjit Nr.162/2020 "Për prokurimin publik" (në vijim "LPP"), të Ligjit Nr.44/2015 "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", si dhe në ushtrim të detyrave që LPP i ngarkon, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") ka përfunduar verifikimine zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë viteve 2020-2021.

Njoftim Nr.4916/2 Prot., date 14.07.2022


Sjellje në Vëmendje Nr. 2638 Prot., date 14.04.2022

Lënda: Sjellje në vëmendje

Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve/Enteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në ushtrim të kompetencave të saj, sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore se:

Sjellje ne Vemendje Nr.2638 Prot., date 14.04.2022


Sjellje në Vëmendje Nr. 6951 Prot., date 10.11.2021

Lënda: Sjellje në vëmendje

Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve/Enteve Kontraktore

Në zbatim të pikës 2 dhe 3, të nenit 124, të Ligjit nr.162, datë 23.12.2020 "Për Prokurimin Publik" (në vijim "LPP"), si dhe pikës 4, të nenit 107, të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021, "Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik", i ndryshuar, Autoritetet/entet kontraktore kanë detyrim brenda 7 ditëve nga nënshkrimi i kontratës, dhe në çdo rast para fillimit të zbatimit të saj, të hartojnë planin e zbatimit të kontratës, në përputhje me natyrën e objektit të kontratës, kohëzgjatjen e zbatimit të saj dhe kushtet e veçanta.

Sjellje ne Vemendje Nr. 6951 Prot., date 10.11.2021


SJELLJE NË VËMENDJE NR. 3873 Prot., DATE 10.06.2021

 

Agjencia e Prokurimit Publik sjell në vëmendje të autoriteteve/enteve kontraktore që në zbatim të nenit 7 të VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”, hedhja e njoftimit të kontratës dhe dokumenteve standarde të tenderit, në sistemin e prokurimit elektronik do të shoqërohet me procesverbalin e miratimit dhe argumentimit të specifikimeve teknike dhe të kritereve të veçanta të pranimit.

Sjellje ne Vemendje Nr. 3873 Prot., date 10.06.2021


Sjellje në Vëmendje Nr. 8137/1 Prot., datë 28.12.2020

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13/2/d të Ligjit Nr.9643, datë 20.12.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar,

Sjellje ne Vemendje Nr. 8137/1 Prot. date 28.12.2020


SJELLJE NË VËMENDJE

 

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

 

Me anë të këtij njoftimi, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) risjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore, që të respektojnë Rekomandimin e APP Nr. 6559 Prot., datë 27.06.2018, gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël që ato ndërmarrin, për shërbimet e mbikëqyrjes dhe/ose kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim.

 

Sjellje në vëmendje Nr. 5532 Prot., date 04.07.2019


Njoftim Nr. 367 Prot., datë 20.02.2019

Drejtuar" Autoriteteve Kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar

Njoftim 20 shkurt


Nr. 468/3 Prot., datë 19.02.2019

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Lënda : Sjellje ne vemendje

 

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve ligjore të nenit 77 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", të ndryshuar (në vijim "VKM"), ka analizuar formularët standart të dërguar nga autoritetet kontratore, mbi procesin e zbatimit të kontratave si dhe raportet e monitorimit të përcjella nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (në vijim "ABP").

Sjellje ne vemendje Nr. 468.3 date 19.02.2019


Lënda: Tërheqje Vëmendje

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

 

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 77,  të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik" të ndryshuar dhe njoftimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim "APP'), Nr. 5663/1 Prot.,datë 12.06.2018 dhe Nr. 10432 Prot.,datë 27.11.2018

Terheqje vemendje_Nr. 1351.1_date 15.02.2019


Drejtuar:        Autoriteteve kontraktore

                       Operatorëve Ekonomikë

 

Lënda:            Njoftim

 

Në vijim të Njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”), e cila ka sjellë në vëmendje ndryshimet që ka pësuar së fundmi neni 45 i Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Per prokurimin publik”, i ndryshuar ( në vijim “LPP”), si dhe të pyetjeve të shpeshta lidhur me këtë ndryshim, APP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve kontraktore njoftojnë si vijon:

Me ndryshimet e miratuara në nenin 45 të ligjit për prokurimin publik parashikohet ndalimi i dhënies së kontratave publike, operatorëve ekonomikë, që janë ose kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për një listë të veprave penale, tashmë jo vetëm për operatorin ekonomik si subjekt juridik, por edhe kur individët, përfaqësues të subjektit kanë apo kanë patur një dënim të tillë.

Njoftim Drejtuar Autoriteteve Kontraktore dhe Operatoreve EKonomike

Vendim Nr. 01, datë 01.02.2019 “PËR MIRATIMIN E NJË NDRYSHIMI NË SHTOJCAT 

“NJOFTIM I KONTRATËS”, “DEKLARATË MBI PËRMBUSHJEN E KRITEREVE TË PËRGJITHSHME” DHE “FORMULARI I NJOFTIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË SUKSESSHËM NË MARRËVESHJEN KUADËR” TË DOKUMENTAVE STANDARDE TË TENDERIT PËR MALLRA, PUNË, SHËRBIME

Shtojca 16_Njoftim fituesi i Mk

Njoftimi i kontrates

Shtojca 5-DEKLARAT MBI PeRMBUSHJEN E KRITEREVE

Vendim nr.01 date 01.02.2019 Per miratimin e nje ndryshimi ne shtojcat e DST


Njoftim Nr. 200 Prot., date 9.1.2019

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Lënda: Sjellje në vëmendje

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) me anë të këtij njoftim sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore se, së fundmi Ligji Nr.9643, datë 20.11.2006 “Per prokurimin publik”, i ndryshuar ka pësuar ndryshime.

Njoftim Nr. 200 Prot., date 9.1.2019

Ligjin Nr.103/2018.


SJELLJE NË VËMENDJE Nr. 11031 Prot., datë 21.12.2018

Drejtuar: Të gjithë autoriteteve kontraktore.

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika 2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, nisur nga pyetjet e shpeshta, me të cilat autoritetet kontraktore kanë kërkuar sqarim, mbi mundësinë e nënshkrimit të amendimit të kontratave ekzistuese që ato kanë për mallra/shërbime, me qëllim mbulimin e nevojave të fillim vitit 2019, me anë të këtij njoftimi, sqaron sa më poshtë vijon:  

Referuar parashikimeve të nenit 76 të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, autoritetet kontraktore për plotësimin e nevojave me mallra dhe shërbime të vazhdueshme, në fillim të çdo viti, lejohen të zgjasin afatin e kontratës së fundit, të lidhur pas përfundimit të një procedurë konkuruese, nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate shtesë me të njëjtin kontraktues, deri sa të kryhen procedurat e prokurimit. Në çdo rast, autoriteti kontraktor duhet të argumentojë në mënyrë të detajuar nevojën për zgjatjen e kontratës.

Sjellje ne vemendje Nr. 11031 Prot.,date 21.12.2018


Njoftim Nr. 1290 Prot.,datë 13.12.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore zbatuese të VKM 82/2018

Nga: Agjencia e Blerjeve të Përqendruara

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (këtu e në vijim “ABP”), në zbatim të Vendimit të Këshillimit të Ministrave nr.82, datë 14.2.2018 “Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime”, në cilësinë e Organit Qendror Blerës është ngarkuar për zhvillimin e procedurave të prokurimit,për mallra dhe shërbimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

Agjencia e Blerjeve te Perqendruara Njoftim Nr. 1290 Prot., date 13.12.2018


Njoftim Nr. 10563 Prot., datë 04.12.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Lënda: Sjellje në vëmendje

Nisur nga fakti se, festat e fundvitit po afrojnë, si dhe duke marrë shkas nga eksperiencat e viteve të mëparshme, ku nga ana e Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim "APP") është konstatuar se, autoritetet kontraktore kanë ndërmarrë dhe shpallur në Sistemin e Prokurimit Elektronik procedura prokurimi që kanë si objekt prokurimi organizimin e drekave dhe darkave festive, APP sjell në vëmendje si vijon:

Njoftim_Nr._10563_Prot._date_04.12.2018


Njoftim Nr. 10432 Prot., datë 27.11.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Në vijim të njoftimit Nr. 5663/1 Prot., datë 12.06.2018, sjellim në vëmendje të autoriteteve kontraktore, që të dërgojnë formularin standart të raportimit të zbatimit të kontratës, pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të gjitha kontratat e përfunduara.

Njoftim_Nr._10432_Prot._date_27.11.2018

FORMULAR_RAPORTIMI_PËR_ZBATIMIN_E_KONTRATËS


Njoftim Nr. 9754/1 Prot., datë 14.11.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) me Udhëzimin Nr. 11, datë 30.05.2018 ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.3, date 08.01.2018 “Mbi përdorimin e procedures së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, të ndryshuar.

Një nga ndryshimet e miratuara me këtë udhëzim është edhe nxjerrja e urdhërit të prokurimit pa përcaktuar fondin limit për objektin konkret që do të prokurohet, pasi operatorët ekonomikë duhet të ofertojnë realisht bazuar në të dhënat teknike sasiore që përcaktohen në të.

Njoftim_Nr._9754.1_Prot_date_14.11.2018


Njoftim Nr. 9825 Prot., datë 05.11.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika 3, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" të ndryshuar (në vijim "LPP"), përjashton një operator ekonomik nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit, pavarësisht nga çështja penale, që mund të ketë filluar, për një periudhë nga 1 deri në 3 vjet për një nga arsyet e parashikuara në këtë dispozitë ligjore.

Njoftim_Nr._9825_Prot._date_05.11.2018


Njoftim Nr. 9305/2 Prot., datë 5.11.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik, në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika 2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" të ndryshuar, (në vijim "LPP") kohët e fundit, ka konstatuar paqartësi nga autoritetet kontraktore, lidhur me afatin 60 ditor për nënshkrimin e kontratës, pas shpalljes së fituesit në një procedurë prokurimi.

Njoftim_Nr._9305.2_Prot._date_05.11.2018


Tërheqje Vëmendje Nr. 6311 Prot., datë 20.06.2018

Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore

Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13/2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar, ka hartuar Udhëzimin Nr. 3, date 21.10.2016 “Mbi deklarimin e Konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e Prokurimit”.

Njoftim_Nr._6311_Prot._date_20.06.2018


Njoftim Nr. 5663/1 Prot., datë 12.06.2018

Drejtuar:    Autoriteteve Kontraktore

Në vijim të njoftimit, mbi plotësimin e formularit standard me Nr. 5663/1 Prot., datë 28.05.2018, auoritetet kontraktore duhet të raportojnë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, në çdo rast, kur ka ndryshime në kontratë gjatë zbatimit të saj dhe/ose në përfundim të saj.   

Njoftim_Nr._5663.1_Prot._date_12.06.2018


Tërheqje Vëmendje Nr. 5696/2 Prot., datë 30.05.2018

Drejtuar:  Operatorëve ekonomikë

Ashtu sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në ushtrim të detyrave të saj në bazë të nenit 13, pika 2, gërma “g” të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar (në vijim “LPP”), monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik në përgjithësi.

Në këtë kuadër, APP tërheq vëmendjen e operatorëve ekonomikë që të jenë më të përgjegjshëm në ofertimin në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, pasi së fundmi është konstatuar se, pavarësisht specifikimeve teknike dhe sasisë për mallrat që kërkohen nga autoritetet kontraktore, rezulton që të ofertohet apriori në procedurën përkatëse të prokurimit, pa u bazuar në të dhënat konkrete të objektit që prokurohet.

Njoftim_Nr._5696.2._Prot_date_30.05.2018_per_operatoret ekonomike


Tërheqje Vëmendje Nr. 5385 Prot., datë 18.05.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në ushtrim të detyrave të saj në bazë të nenit 3, Kreu I të VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, publikon Buletinin e Njoftimeve Publike, në të cilin përfshihet edhe publikimi i njoftimit të fituesit të krijuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik.

Një nga problematikat e konstatuara në njoftimet e fituesit të krijuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik dhe të dërguara pranë APP për miratim dhe publikim është edhe kalimi nga operatori ekonomik i renditur i pari tek operatori ekonomik i renditur i dyti, pa respektuar vlerën e diferencës ndërmjet ofertës së kualifikuar në vendin e parë dhe asaj të kualifikuar në vend të dytë.

Njoftim_Nr._5385_Prot_date_18.05.2018_Terheqje_Vemendje_per_AK


Tërheqje Vëmendje Nr. 5332 Prot., datë 17.05.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në ushtrim të detyrave të saj në bazë të nenit 13, pika 2, gërma "g" të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" i ndryshuar (në vijim "LPP"), monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik në përgjithësi.

Nga monitorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik kohët e fundit është konstatuar se autoritetet kontraktore zhvillojnë procedura prokurimi me objekt: “Blerje karburanti” dhe pavarësisht faktit se, ky objekt prokurimi përfshin disa tipe primare karburantesh, siç janë: benzinë, vajguri, diesel, gasoil, karburant për ngrohje, etj, rezulton që autoritetet kontraktore zhvillojnë vetëm një procedurë prokurimi për të gjitha llojet e karburanteve.

Njoftim_Nr._5332_Prot_date_17.05.2018


Njoftim Nr. 4274 Prot., datë 17.04.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Në kuadër të dhënies së asistencës së autoriteteve kontraktore, në fazën e përgatitjes së dokumentave të tenderit, Agjencia e Prokurimit Publik po konstaton kohët e fundit se, në dokumentat e tenderit të hartuara në procedurat e prokurimit për punë/mallra/shërbime, autoritetet kontraktore kërkojnë si kriter të veçantë për kualifikim paraqitjen e një vërtetimi banker nga operatorët ekonomikë për gjendjen e tyre financiare, të lëshuar nga një ose më shumë banka, në një vlerë të caktuar të fondit limit që prokurohet.

NJoftim_Nr._4274_Prot_date_17.04.2018-1


Njoftim Nr. 3724 Prot., datë 30.03.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") në kuadër të ushtrimit të detyrave të saj në bazë të nenit 13/2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurim publik” i ndryshuar (në vijim “LPP”), për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik, ka konstatuar disa problematika në drejtim të hartimit të regjistrave të parashikimeve të procedurave të prokurimeve publike, amendamenteve të kontratave, planifikimit të kohës së zhvillimit të procedures së prokurimit, si dhe pasqyrimit në kohë të procedurave të prokurimit që përfundojnë në rrugë shkresore, në regjistrin e realizimeve.

Njoftim_Nr._3724_Prot_date_30.03.2018


Njoftim Nr. 2632 Prot., datë 26.02.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Ashtu sikurse jeni në dijeni, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), me rekomandimin Nr. 2243 Prot., date 16.02.2018 ka rekomanduar autoritetet kontratore të kryejnë nje planifikim të saktë të nevojave të tyre, pasi ndryshimi i regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik lejohet vetëm në raste të justifikuara, për të cilat autoritetet kontraktore nuk kanë pasur mundësi objektive për t’i planifikuar në kohën e krijimit të regjistrit.

Njoftim_Nr._2632_Prot_date_26.02.2018


Njoftim Nr. 2368 Prot., datë 20.02.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") njofton të gjithë autoritetet kontraktore se është miratuar së fundmi Vendimi Nr. 82, datë 14.02.2018, i Këshillit të Ministrave "Për ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruar për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime” (në vijim “VKM”), i cili ka shfuqizuar Vendimin Nr. 28 të Këshillimit të Ministrave date 14.01.2015.

Njoftim_Nr._2368_Prot_date_20.02.2018


Njoftim Nr. 1518 Prot., datë 26.01.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Agjencia e Prokurimit Publik ka konstatuar kohët e fundit se, autoritetet kontratore kanë shpallur në Sistemin e Prokurimit Elektornik procedura prokurimi konkurruese për punë/mallra/shërbime, ku në kriteret e vecanta për kualifikim vendosin kritere kufizuese, sa i takon vlerës së xhiros vjetore që duhet të deklarojnë operatorët ekonomikë, për të provuar përmbushjen e kriterit për kapacitetet finaciare dhe ekonomike, duke kërkuar vlerën e xhiros në masën 100% të fondit limit.

Njoftim_Nr._1518_Prot_date_26.01.2018


Njoftim Nr. 1506 Prot., datë 26.01.2018

Drejtuar: Autoriteteve kontraktore

Ashtu sic jeni në dijeni, me ndryshimet më të fundit nënligjore të rregullave të prokurimit publik, regjistrat e procedurave të prokurimit publik dërgohen për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik (në vijim "APP"), nëpërmjet sistemit të prokurimit elektronik.

Njoftim_Nr._1506_Prot_date_26.01.2018


Njoftim Nr. 343 Prot., datë 09.01.2018

Drejtuar: Të gjithë Autoritetet Kontraktore

 

Sjellim në vëmendje të të gjithë Autoriteteve Kontraktore se, me ndryshimet e fundit të Vendimit Nr. 914, datë 29.12.2014 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", regjistrat e parashikimeve të procedurave të prokurimit publik, nuk duhet të dërgohen në formë shkresore dhe me CD pranë APP me qëllim publikimin e tyre,pasi referuar parashikimeve të nenit 4 të kësaj VKM, krijimi i regjistrit të parashikimeve duhet të bëhet nga vetë autoriteti kontraktor në sistemin e prokurimit elektronik.

Njoftim_Nr._343_Prot_date_09.01.2018