Rekomandim Nr. 2636 Prot., date 23.04.2020
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13, pika 2, gërma “d” të Ligjit Nr. 9643, da…
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13, pika 2, gërma “d” të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), rekomandon autoritetet kontraktore si më poshtë vijon:
Rekomandim_23.04.2020
SQARIM
Në vijim të Njoftimit Nr.2371 Prot., datë 31.03.2020 për pezullimin e shpalljes së procedurave të reja të prokurimit publik, si dhe atyre që janë në proces, Agjencia e Prokurimit Publik…
Në vijim të Njoftimit Nr.2371 Prot., datë 31.03.2020 për pezullimin e shpalljes së procedurave të reja të prokurimit publik, si dhe atyre që janë në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, nisur edhe nga pyetjet e shumta dhe problematikat që janë adresuar për zgjidhje pranë saj, sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore si më poshtë vijon:
Njoftimi për pezullimin e procedurave të prokurimit i referohet të gjitha procedurave të prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për ato objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me situatën e pandemisë dhe për ato objekte që nuk janë te domodoshme.
Në këtë kuptim, sqarojmë se autoritetet kontraktore mund të vijojnë procesin e prokurimit (shpalljet e reja apo procedurat që janë në proces) për mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19, dhe për ato objekte që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së autoriteteve kontraktore, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin.
Po kështu, pasur në konsideratë domosdoshmërinë e nevojave të krijuara nga tërmeti, procesi i prokurimit vijon edhe për procedurat që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit, sipas parashikimeve të Aktit Normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me Ligjin nr.97/2019.
Së fundmi, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al.
Duke ju falënderuar,
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Reida Kashta
NJOFTIM
Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në v…
Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:
Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.
Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.
Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.
Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al.
Reida Kashta
NJOFTIM Nr. 2339 Prot. date 27.03.2020
Në vijim të Njoftimit Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020 të Agjencisë së Prokuri…
Në vijim të Njoftimit Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik (në vijim “APP”) mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, APP sqaron si më poshtë vijon:
Autoritetet kontraktore mund të pezullojnë apo shtyjnë afatin e pritjes së ofertave për procedurat e prokurimit që kanë shpallur, nëse për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë, vlerësojnë se janë në pamundësi të vijimit normal të punës, ndërkohë nuk ka pengesë për asnjë autoritet kontraktor që të shpallë apo zhvillojë procedura prokurimi, për sa kohë vlerësohet e nevojshme dhe e mundur.
Në kuptim të sa më sipër, në rast se, autoritetet kontraktore vlerësojnë se janë në kushtet të vijojnë me shpalljen e njoftimeve të reja për procedurat e prokurimit në sistemin e prokurimit elektronik, apo me hapjen dhe shqyrtimin ofertave të paraqitura, për procedurat në proces, të vijojnë me punën në sistemin e prokurimit elektronik.
Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: info.app@app.gov.al.
Në vijim të Njoftimit Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo k…
Në vijim të Njoftimit Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020 të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, dhe nisur nga kërkesat për sqarim, apo pyetjeve të adresuara, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, APP sqaron si më poshtë vijon:
Njoftimi i sipërpërmndur i APP-së, u jep mundësi autoriteteve kontraktore të pezullojnë apo shtyjnë procedurat e prokurimit, pasi për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë, vlerësojnë se janë në pamundësi të vijimit normal të punës, por nuk ndalon asnjë autoritet kontraktor që të shpallë apo zhvillojë procedura prokurimi, për sa kohë vlerësohet e nevojshme dhe e mundur.
Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë se, sistemi i prokurimit elektronik është në punë (on line) 24 orë, çdo ditë të javës. Po kështu dhe stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit info.app@app.gov.al.
NJOFTIM Nr. 2245 Prot., datë 12.03.2020
Në kuadër të planit të masave të ndërmarra për parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19, marrë shkas edhe nga situata në të cilën ndodhet vendi ynë, …
Në kuadër të planit të masave të ndërmarra për parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19, marrë shkas edhe nga situata në të cilën ndodhet vendi ynë, Agjencia e Prokurimit Publik në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, njofton të gjithë autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, si më poshtë vijon:
Bëjnë përjashtim nga zbatimi i këtij Njoftimi procedurat e prokurimit që vlerësohen si emergjente apo të domosdoshme nga autoritetet kontraktore, si dhe zbatimi i kontratave që vlerësohen të domosdoshme për shkak të objektit të tyre, të cilat mund të vijojnë normalisht, për sa është e mundur.
Gjithashtu, në rast se autoritetet kontraktor vlerësojnë se, procedurat e prokurimit të shpallura janë të domosdoshme për të mbuluar nevojat e tyre në situatën e krijuar, atëherë mund të vazhdojnë, për sa është e mundur hapjen dhe vlerësimin e ofertave, pa qenë e nevojshme të shtyjnë afatin, sipas parashikimeve të pikës 2 të këtij Njoftimi.
Njoftim Nr. 2245 Prot., date 12.03.2020
Komisioni i Prokurimit Publik
Urdhër Nr. 302 Prot., datë 11.03.2020
“Për miratimin e masave organizative për ofrimin e shërbimeve, në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID – 19”…
“Për miratimin e masave organizative për ofrimin e shërbimeve, në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID – 19”
Urdher Nr. 302 Prot., date 11.03.2020
Vendim Nr. 199, date 04.03.2020 per MIRATIMIN E DOKUMENTEVE STANDARTE TE PROCEDURES SE PROKURIMIT, TE KRITEREVE TE VLERESIMIT TE OFERTES FITUESE, KUSHTEVE TE MARREVESHJES KUADER DHE TE KONTRAT…
Vendim Nr. 199, date 04.03.2020 per MIRATIMIN E DOKUMENTEVE STANDARTE TE PROCEDURES SE PROKURIMIT, TE KRITEREVE TE VLERESIMIT TE OFERTES FITUESE, KUSHTEVE TE MARREVESHJES KUADER DHE TE KONTRATES PER PROCESIN E RINDERTIMIT
Vendim Nr. 199, date 04.03.2020
PROCEDURE_PERSHPEJTUAR - Shpallje_Pune
PROCEDURE_PERSHPEJTUAR_ Shpallje_ Sherbimet
PROCEDURE_PERSHPEJTUAR_ Shpallje_Mallrat
VENDIM NR. 03, DATË 05.03.2020 PËR MIRATIMIN E MANUALIT TEKNIK "PËR KRIJIMIN E ELEMENTIT "MARRËVESHJE KUADËR PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT NË KUADËR TË PROCESIT TË RINDËRTIMIT”, NË REGJISTRIN E …
VENDIM NR. 03, DATË 05.03.2020 PËR MIRATIMIN E MANUALIT TEKNIK "PËR KRIJIMIN E ELEMENTIT "MARRËVESHJE KUADËR PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT NË KUADËR TË PROCESIT TË RINDËRTIMIT”, NË REGJISTRIN E PARASHIKIMEVE TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK"
Vendim Nr. 03, date 05.03.2020
Manual teknik per krijimin e elementit për procedurën e prokurimit publik për rindërtimin
Rekomandim Nr. 1525 Prot., datë 13.02.2020
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika…
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve të nenit 13, pika 2/d të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” të ndryshuar (në vijim “LPP”), harton këtë rekomandim,
Rekomandim Nr. 1525 Prot., date 13.02.2020
Udhëzim Nr. 1 Datë 13.02.2020
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në mbështetje të nenit 13, pika 2/d të Ligjt Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar si dhe…
Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në mbështetje të nenit 13, pika 2/d të Ligjt Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar si dhe VKM nr. 659/2007 “Për rregullat e kryerjes së procedurave të prokurimit publik me mjete elektronike”,
Udhezimi Nr. 01 datë 13.02.2020
Manual teknik per krijimin e elementit për procedurën e prokurimit publik për rindërtimin-converted
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara
Lënda: Njoftim
Drejtuar: Autoriteteve kontraktore zbatues të VKM 82/2018, i ndryshuar
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik
Njoftim per AK nga ABP - 27.01.2020
Njoftim Nr. 8297/ 3 Prot., datë 23.01.2020
Në mbështetje të neneve 13, pika 2/g, dhe 65 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe në us…
Në mbështetje të neneve 13, pika 2/g, dhe 65 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar (në vijim “LPP”), si dhe në ushtrim të detyrave që ky ligj i ngarkon, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka përfunduar verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë vitit 2019.
Njoftim Nr. 8297.3
Sikurse jeni në dijeni, në nenin 4, pika 1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit …
Sikurse jeni në dijeni, në nenin 4, pika 1 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, parashikohet që:
Njoftim Nr. 681 Prot., date 17.01.2020
Njoftim Nr. 560 Prot., datë 15.01.2020
Në vijim të njoftimit Nr. 9928 Prot., datë 24.12.2019, risjellim në vëmendje se, projektligji i ri për prokurimin publik është aktualisht në fazën e kons…
Në vijim të njoftimit Nr. 9928 Prot., datë 24.12.2019, risjellim në vëmendje se, projektligji i ri për prokurimin publik është aktualisht në fazën e konsultimit publik.
Njoftim Nr. 560 Prot., date 15.01.2020
Njoftim Nr. 272 Prot., date 10.01.2020
Nisur nga fakti se, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 871 datë 30.12.2019, data 3 Janar 2020 është caktuar dit…
Nisur nga fakti se, me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 871 datë 30.12.2019, data 3 Janar 2020 është caktuar ditë pushimi,
Njoftim Nr. 9145/3 datë 07.01.2020 për operatorin ekonomik "Dogel" sh.p.k
Njoftim Nr. 10039/1 Prot., datë 30.12.2019
Për efekt të mirëmbajtjes së sistemit, ai do të jetë jashtë funksionit (offline) në datën 30.12.2019, ora 14.30 deri në orën 16.30.
Njoftim Nr. 10039/1 Prot., date 30.12.2019
UDHËZIM NR. 03 DATË 30.12.2019 "PËR DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 6, DATË 16.01.2018 "MBI PËRDORIMIN E MARRËVESHJES KUADËR DHE ZHVILLIMIN E SAJ ME MJETE ELEKTRONIKE", TË NDRYSHUAR"
Udhezim Nr. 03 date 30.12.2019
Njoftim Nr. 9928 Prot., date 24.12.2019
Lënda: Njoftim mbi hartimin e projektligjit të ri për prokurimin publik
Me qëllim përmirësimin e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri, dhe garantim…
Me qëllim përmirësimin e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri, dhe garantimin e mirëpërdorimit të fondeve publike, grupi i punës, i ngritur me Urdhrin e Kryeministrit Nr. 129, datë 29.08.2018 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për rishikimin ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik, të ndryshuar”
PROJEKTLIGJ PËR PROKURIMIN PUBLIK 23.12.2019
RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR PROKURIMIN PUBLIK”
Drejtuar: Autoriteteve Kontraktore zbatuese të VKM-së nr. 360/2017, të ndryshuar.
Të nderuar,
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në…
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në zbatim të vendimit nr. 360, datë 26.04.2017, të KM, Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave", i ndryshuar
Njoftim Nr. 7864/6 date 4.11.2019
Rekomandim Nr. 8157 Prot., date 14.10.2019
REKOMANDIM MBI SHPALLJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR VITIN 2020
Drejtuar: Të gjithë autoriteteve kontraktore
RISHPALLJE
Për shprehjen e interesit për të marrë pjesë në Tryezën e Partneritetit për Kapitullin 5: Prokurimi Publik
Në vijim të VKM nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimi…
Në vijim të VKM nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse, për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian” dhe Urdhrit të kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019,
Njoftim Nr. 7522/3 Prot., date 04.10.2019
Në vijim të VKM nr. 749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funk…
Njoftim Nr. 7522/1 date 24.09.2019
Njoftim i ABP per AK - 04.09.2019