PYETËSOR
në kuadër të procesit të bashkë-bërjes së masave prioritare të angazhimeve të
Planit Kombëtar të Veprimit, 2026-2030, të Partneritetit për Qeverisje të Hapur
Tryezë Diskutimi mbi Kapitullin 5: Bashkëpunim me Shoqërinë Civile për Planin e Ri të Veprimit OGP 2026-2030
- Agjencia e Prokurimit Publik organizoi në datën 27 Shkurt 2026, një Tryezë Diskutimi dhe Këshillimi për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, ku krahas ecurisë së negociatave dhe piketave mbyllëse, një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe nismës së Partneritetit për Qeverisjen e Hapur (OGP).
Pjesë e bashkëbisedimit me EMA (Lëvizja Europiane në Shqipëri) ishte dhe shkëmbimi i ideve me përfaqësues të shoqërive civile në kuadër të hartimit të Planit të ri të Veprimit OGP 2026-2030.
Përfaqësues nga (EMA) propozuan institucionalizimin e dialogut përmes tryezave të rregullta të këshillimit, duke sugjeruar organizimin e të paktën dy tryezave specifike për vitin 2026 me fokus te OGP dhe transparenca, nën sinergjinë e strukturave ekzistuese të integrimit europian.
- Ndërkohë nga diskutimet me Albanian Institute of Science (AIS) lidhur me propozimet e tyre, u trajtua rëndësia e krijimit të forumeve periodike për monitorimin e kontratave dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në funksion të transparencës.
Këto diskutime shërbyen si një hapësirë e rëndësishme për të analizuar sfidat aktuale dhe për të koordinuar hapat konkretë që do të ndërmerren në vijim. Komunikimet me partnerët e shoqërisë civile do të vazhdojnë për të finalizuar objektivat dhe aktivitetet që do të integrohen në Planin e Ri të Veprimit OGP 2026-2030, duke garantuar një sistem prokurimi më transparent dhe llogaridhënës.
