REKOMANDIM
MBI
PROBLEMATIKAT E KONSTATUARA GJATË VERIFIKIMEVE TË ZBATIMIT TË LIGJSHMËRISË SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK
Drejtuar: Të gjithë Autoriteteve Kontraktore
Në mbështetje të neneve 23/d, 129 dhe 130 të Ligjit Nr. 162/2020 "Për prokurimin publik", i ndryshuar (në vijim "LPP"), Ligjit Nr. 44/2015 "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë" , si dhe në ushtrim të detyrave që LPP i ngarkon, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim "APP") ka përfunduar zbatimin e një plani verifikimi, me objekt procedura prokurimi të zhvilluara gjatë periudhës kohore 2023-2025.
Procedurat e përfshira në kětë plan i pěrkasin llojit "E hapur" , "E hapur e thjeshtuar", "Procedurë prokurimi me vlerë të vogël" dhe "Procedurë për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar", për të cilat ka patur indicie në institucion nga operatorë ekonomikë/ palë të treta.
Duke patur në konsideratë gjetjet e evidentuara në kuadër të procesit të verifikimit, me qëllim shmangien e tyre në të ardhmen dhe orientimin e autoriteteve kontraktore drejt zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore për prokurimin, APP sjell në vëmendje si vijon:
REKOMANDIM
MBI
VERIFIKIMIN E STATUSIT TË OPERATORËVE EKONOMIKE PËRPARA NËNSHKRIMIT TË KONTRATAVE/ MARRËVESHJES KUADËR APO
MINIKONTRATAVE
Drejtuar: Autoriteteve/Enteve Kontraktore dhe Operatorëve Ekonomik
Mbështetur në nenin 23, gërma "b" dhe "ç", të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 "Për prokurimin publik", të ndryshuar (në vijim "LPP"), Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim APP), me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik, rekomandon autoritetet/entet kontraktore të mbajne në konsideratë si më poshtë:
Në nenin 78/1/a të LPP parashikohet se: "Agjencia e Prokurimit Publik perjashton një operator ekonomik nga e drejta për te fituar kontrata publike per një periudhe nga 3 muaj deri në 3 vjet për keqinformim dhe dorezim të dokumenteve, që përmbajnë të dhena të rreme për qëllime kualifikimi".
REKOMANDIM
MBI
HARTIMIN E KRITEREVE PËR KUALIFIKIM PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT PËR MALLRA, PUNË, SHËRBIME
